Policia e Elbasanit ka ekzekutuar mëngjesin e sotëm 52 urdhër arreste
Mega-operacioni është shtrirë në Elbasan, Cërrrik, Peqin, Belsh, Librazhd, Përrenjas dhe Pogradec, u angazhuan 490 punonjës policie dhe 5 dronë, si dhe u kontrolluan 52 banesa dhe 18 lokale.
Si rezultat i kësaj pune policore, janë ekzekutuar urdhrat e prokurorit, janë ndaluar 45 shtetas dhe 7 te tjerë janë shpallur në kërkim.
Mes tyre është dhe Hekuran Gjeli, i ndaluar në Elbasan si pjesëtar të grupit të shkatërruar krminal për prodhim dhe trafik droge.
Gjeli është një emër jo pak i njohur për blutë e qyteti, pasi rezulton të jetë pjesë e grupit të Çapjave, ndërsa më herët është arrestuar për armëmbajtje pa leje.
Gjithashtu në pranga ka rënë dhe ish-presidenti i klubit të Cërrikut Gentjan Gjoka i arrestuar më parë për armëmbajtje pa leje dhe mashtrim.
Nga hetimet e kryera në prokurorinë e Vlorës në 2019, rezultoi se Gjoka ka mashtruar biznesmenin Genci Lulja, duke i shitur dy apartamente 2+1 dhe 1+1 në një kompleks banimi në Dhërmi, të ndërtuar nga kompania “J&T Konstruksion”, përfaqësuese e së cilës është Eljona Guma.
Erist Skilja, një tjetër i arrestuar në operacion, dyshohet se në vitin 2019, së bashku me Thanas Bekon, kanë marrë peng kushëririn e gjyqtares së Elbasanit Zamira Vyshka.
Andi Vyshka, ka treguar se është marë peng nga ata, të cilët i kanë marë dhe shumën prej 2 mijë euro. Vyshka pohoi aso kohe se ishte duke konsumuar birra në ambjentet e karburant “Krasniqi”, pronë e Ilir Bekos.
Personat e ndaluar:
Joni Hasnjoku,
Durim Novaku,
Hysni Sadushi,
Arsen Vishkulli,
Emiljan Dinja,
Ledi Nergjoni,
Erist Skilja,
Gazmir Panxhi,
Gentjan Shabani,
Florenc Demiri,
Gavrosh Berati,
Rigert Kokoneshi,
Ferdinand Sadushi,
Ahmet Kushi,
Denis Darzeza,
Florenc Puto,
Storado Sadushi,
Emre Puro,
Rezarta Isufaj,
Shpetim Myrta,
Edor Hasanllari,
Andrea Gugu,
Armando Buzani,
Erind Hoxha,
Ilirjan Kume,
Sali Isufaj,
Klajdi Isufaj,
Igli Merko,
Hekuran Gjeli,
Xhuljano Gjyla,
Enea Hysenbelli,
Leonard Tola,
Aldo Gjeli,
Esmirand Lici,
Xhulio Lluca,
Armand Lluca,
Oltjon Çela,
Sara Çepi,
Xhevit Bogdani,
Taulant Novaku,
Amarildo Sallaj,
Romarjo Bora,
Rudolf Korumi,
Mariglen Hida
Fatmir Durbaku
Persona ne kerkim:
Enea Toĺlumi,
Hysen haziu,
Eliberto Skilja,
Sotir Kokoneshi,
Albi Bicaku,
Migel Balla,
Migen Kucaj
Personat e arrestuar në flagrancë:
Redi Nerpjetri.
Eljus Trashi.
Mikel Petriti.
Gentjan Gjoka
Fatjon Blloshmi
Sipas njoftimit të policisë, gjatë analizës kriminale të shtetasve për të cilët sot u ekzekutuan urdhrat e ndalimit, si dhe të personave të shpallur në kërkim, rezulton se:
11 prej tyre kanë qenë të dënuar dhe më parë për krime të kryera në fushën e narko-trafiqeve, ndërsa 10 të tjerë kanë qenë të dënuar për vepra të ndryshme penale.
25 prej tyre kanë qënë të skeduar në vite, nga strukturat e hetimit të krimeve, për përfshirje në veprimtari kriminale, ndërsa 27 janë skeduar vetëm gjatë këtij viti.
Vlen të theksohet fakti që 10 shtetas janë pjesë e grupeve kriminale, për shkak të mënyrës së bashkëpunimit dhe sjelljes se tyre gjatë kryerjes së kësaj veprimtarie kriminale.
Si rezultat, është goditur plotësisht një grup kriminal dhe janë goditur pjesërisht 3 grupe të tjera kriminale.
Hetimi i thelluar është në vijim, për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të këtyre grupeve, si dhe për identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.