Dy emra të rinj janë bërë pjesë e kabinetit të Ramës, më ekzaktësisht atë të Ministrisë së Drejtësisë.
Klajd Karameta dhe Adea Pirdeni jaë emëruar si zv ministrat e Drejtësisë me vendim të Këshillit të Ministrave.
Pirdeni e Karameta, zëvendësojnë në këtë detyrë Toni Gogën, ish-zv.ministër i larguar prej kohësh nga ky post, dhe Fjoralba Cakën, e cila dha dorëheqjen në muajin korrik 2020.
Ndryshimet në ministrinë e Drejtësisë vijnë 8 muaj para zgjedhjeve të përgjithshme.
Loading...