Kush janë shqiptarët më “punëtorë”/Vlora me rekord të papunësh

Papunësia në Shqipëri vijon të jetë një fenomen shqetësues, dhe kryesisht në radhët e të rinjve që nuk e gjejnë veten shpejt në tregun e punës. Por cilat janë qarqet që kanë papunësinë më të lartë? Duke analizuar treguesit e anketës së forcës së punës, të INSTAT, vihet re se Vlora mban rekord, si qarku me papunësinë më të lartë, edhe pse është vend bregdetar e turistik, duket se emigracioni  apo punësimi sezonal ka bërë që ta rendisë në krye të listës, me 23.5 për qind.

Referuar shifrave të tremujorit të tretë të 2018-ës, distanca e shkallës së papunësisë midis Vlorës dhe qarqeve të tjera është tejet e lartë. Në vendin e dytë renditet, qarku i Lezhës me 19.1 për qind, që sërish afërsia me detin mesa duket nuk e zbut papunësinë. Ndër qarqet e tjera me shkallë papunësie të lartë renditen Tirana me 16.6 për qind,  Durrësi me 13.4 për qind dhe Shkodra me 12.3 për qind.

Ndërsa Qarku me papunësinë më të ulët rezulton të jetë  Korça me rreth 5.1 për qind, si dhe Dibra e  Berati që qëndrojnë rreth kësaj vlerë. Këto janë shifrat e fundit të disponueshme nga INSTAT, që tregojnë tendencën në afatgjatë të papunësisë në vend, ku të papunë listohen të gjithë individët që janë në kërkime të një vendi pune./Revista Scan

Loading...