Kush janë të shoqëruarit për atentatin ndaj Gentjan Bejtjas

Policia ka shoqëruar tre persona për atentatin e ndodhur pas mesnatës në Larushk të Krujës, ku mbeti i vrarë 29 vjeçari Ramazan Sino dhe u plagosën dy nipërit e tij të mitur, djemtë e Gentian Bejtjas. Burimet për ABC News konfirmojnë se në polici janë shoqëruar Durim dhe Valter Bami si dhe Mariklen Haka.

Gjithashtu mësohet nga burimet se familjarët dhe vetë Gentian Bejtja, që dyshohet se ishte objektibi i atentatit nuk janë pyetur akoma për shkak të situatës me fëmijët. Siç thuhet në njoftimin e policisë, efektivët deri më tani janë ushtruar kontrolle për ngjarjen në fjalë në tre banesa.

Në vendin e ngjarjas mësohet se janë gjetur mbi 30 gëzhoja. Ky është atentati i tretë që i shpëton Gentian Bejtja, një emër i njohur për policinë. Në vitin 2016, atij iu vendos eksploziv në makinë. Ndërsa një vit më parë, u qëllua me breshëri kallashnikovi teksa lëvizte me makinë në zonën e Niklës.
Edhe në atentatin e dytë, Gentian Bejtja mbeti i plagosur. Bejtja rezulton person me precedentë penalë të mëparshëm në fushën e veprave penale kundër personit dhe pronës, si dhe i arrestuar me arsenal armësh në banesë. Ai është hetua edhe për vrasjen e kryekomisarit Dritan Lamaj, pasi u dyshua bashkë me Enver Stafukën, si një nga autorët e vjedhjes së makinës nga e cila u vra Lamaj në shkurt 2013./abcnews.al

Loading...