Në orët e para të mëngjesit të sotëm, Guardia di Finanza e Katanias ka kryer një operacion të gjerë të koordinuar me kolegët e tyre në Romë, Napoli e Palermo, ku vunë në pra nga 25 persona për veprimtari të lidhur me zotërimin dhe shitjen e substancave të ndaluara (kokainë, marijuanë, hashash e crack), për llogari të klanit mafioz ‘Santapaola-Ercolano’, si dhe për mbajtje armësh.
Mediat italiane raportojnë se banda bashkëpunonte me organizatën mafioze Cosa Nostra. Aksioni i Guardia di Finanza është finalizuar me arrestimin e 25 personave, mes tyre 2 shqiptarë për të cilët mësohet se janë Klodian Shkreka dhe Rudolf Sotiri.
Operacioni i koduar me emrin ‘Shoes’ (Këpucë, për shkak se të dyshuarit përdornin emra markash të njohura këpucësh në bisedat e koduara mes tyre), ka sjellë edhe sekuestrime aktivitetesh tregtare dhe dy prona të patundshme.
Hetimi ka arritur zbulimin e veprimtarisë së shumë grupeve kriminale të organizuar nga Katania që furnizoheshin me drogë nga grupe kriminale italiane dhe shqiptare. Veç arrestimit të gjashtë korrierëve, janë sekuestruar edhe mbi katër kile kokainë, 52 kg marijuanë, e rreth 25 kg hashash si dhe një arsenal armësh sipas GdF.
Aktiviteti i kësaj bande e kishte bazën në zonën e Lazios, prej nga furnizonin me drogë grupet maioze në Katania.
Para gjykatës dolën 25 të arrestuarit, 21 prej të cilëve u lanë në burg, ndërsa 4 në arrest shtëpie.
Emrat e personave të arrestuar:
Salvatore Amato
Salvatore Catania
Cristoforo Crisafulli
Gaetano Dammone Sessa
Antonino Fuselli
Catello Gargiulo
Antonino Mirko Guglielmino
Alfio Giuseppe Maggiore
Silvana Mirabella
Giovanni Papa
Angelo Pasqualino
Klodian Shkrela
Rodolf Sotiri, alias Elton Agalliu
Sebastiano Sozzi
Roberto Spampinato
Giovanni Nicolò Straniero
Maurizio Valenti, nato a Catania l’11.02.1974;
Giuseppe Vasta
Agatino Maurizio Ventimiglia
Vitale Fortunato
Vitale Maurizio
Emrat e personave ndaj të cilëve është dhënë masa e “Arrest Shtëpie”:
Angelo Fuselli Cristofaro
Antonio Pane
Francesca Patrocelli
Carmelo Straniero