‘Kush kapet me armë dihet që është shqiptar’, racizëm i ‘shfrenuar’ nga gazetari grek

Një koment i gazetarit grek, Nikos Evangelatos ka sjellë reagimin e menjëhershëm të ndjekësve të tij.

Bëhet fjalë për një koment për shqiptarët, ku gazetari grek nuk i kursyer komentet e tij raciste. Ai është bërë pjesë e një diskutimi për shqiptarët që punojnë dhe jetojnë në Greqi, duke u ndalur tek ajo kategori që janë të përfshirë në rekorde kriminale.

Referuar ngjarjeve të fundit ku një shqiptar u kap me armë zjarri në Greqi, gazetari është shprehur se kjo është diçka normale për sa kohë i arrestuari është shqiptar.

Por duket se kjo deklaratë e tij ka ngjallur debat, pasi ndjekësit e tij një rrjetet sociale kanë reaguar përmes kritikave të shumta duke e akuzuar atë për racizëm.

Teksa po lexonte raportin e policisë ku edhe tregohej arrestimi i shqiptarit të kapur në armë: Komenti i tij ishte: ‘Kjo është normale, e zakonshme sa kohë që personi i kapur me armë është shqiptar’.

Ndonëse ka tentuar të justifikojë deklaratën e tij, kjo gjë nuk është mirëkuptua nga ndjekësit, të cilët shpërthyen një kritika masive.

Loading...