Kush po e prish gjuhën shqipe? Reagon mësuesja Lejla Gorishti: ‘Në zonat e gjelbërta,- thotë kryeministri, thotë deputeti, thotë gazetarja…’

Si çdo dashamirës i gjuhës shqipe dhe si përdoruese e saj, dua që kjo gjuhë të flitet dhe të shkruhet sipas rregullave të drejtshkrimit, pa e shformuar atë.

Po kush po e prish gjuhën shqipe?
Prishësit e gjuhës u përkasin kategorive të ndryshme, por kanë një emërues të përbashkët: mungesën e kulturës gjuhësore të përgjithshme.

Dhe këto kategori, për fat të keq, gjenden në mesin e qeveritarëve, të njerëzve të artit e të kulturës dhe të gazetarëve.

-Në zonat e gjelbërta,- thotë kryeministri, thotë deputeti, thotë gazetarja …,- duke filluar nga dita e hënë futet edhe Vlora.

Më vrau veshin ky shformim i fjalës “gjelbërta”, ndërsa në fjalor është “gjelb/ër,-ra”, pra mos duhet të themi : zonë e gjelbër, fushë e gjelbër, ……zona të gjelbra, fusha të gjelbra…?!

Loading...