Po çfarë do tëndryshoje konkretisht.
Këtë të dielë në edicionin qëndror të lajmeve në Vizion Plus ka qenë Mitat Tola, Shef i Sektorit të Analizës në Policine Rrugore ku ka theksuar se mdryshimet në kodin rrugor po bëhen me qëllim uljen e numrit të aksidenteve.
Çfarë parashikojnë ndryshimet në kodin rrugor dhe sa të efektshme do të jenë ato për të ulur numrin e aksidenteve me pasoja të rënda ?
Ndryshimet e fundit të kodit rrugor në vend janë të 2015 që kanë qenë të vogla dhe një nga këto ndryshime është masë ndërshkimi për rripin e sigurimit.
Në 2015 numri i drejtuesve të mjeteve që vendosnin rripin ishte shumë i vogël dhe vendosja e një mase të tillë sigurimi ka bërë që ato tashmë ta vendosin rripin e sigurimit dhe kjo bën që të kemi më pak viktima. Ka qenë një masë 10-15 mijë lekë sikurse janë shumica e masave që ne duam të ndryshojmë. Parakalimi i gabuar ndërshkohet në 10-30 mijë lekë të vjetra. Celulari është një masë tjetër. Janë një korpurs i gjërë që duhen eleminuar.
Sa përqind e aksidenteve ndodhin për shkak të përdorimit të celulareve në timon dhe sa do të variojnë gjobat për këtë shkelje ?
Është e vështirë të të jap një shifër të saktë për celularin, nëse ne jemi në gjendje që të evidentojmë nëse drejtuesi i mjetit ka vendosur rripin ose jo, nëse drejtuesi i mjetit i përfshirë në aksident ka konsumuar ose jo alkol është e thjeshtë sepse kjo del përmes analizave, nuk jemi në gjendje si në të gjithë botën se drejtuesi i mjetit në momentin e aksidentit ka qenë duke përdorur telefon se kjo del pas hetimit nga policia. Del nga prokuroria ose gjykata por siç thuhet në të gjithë botën, celulari është bërë një fenomen një shqetësim global pasi 90 % e drejtuesve të makinave chatojnë dhe flasin në telefon gjatë drejtimit të makinës.
A duhet të shoqërohet ashpërsimi i kodit rrugor edhe me forcimin e masave për paisjen e qytetareve me leje drejtimi ?
Shërbimi i policor punon mbi masën e drejtuesve të makinave që e marrin timonin në mëngjes dhe ndoshta udhëtojnë edhe 24 orë. Drejtimi i mjetit është profesion dhe duhet ta shohim si të tillë, këto profesinistë na i jep Drejtoria e qarkullimit rrugor. Tashmë është futur një test tepër i përmirësuar janë futur kontrolle digjitale janë vendosur sisteme kamerash dhe këto do të na e japim efektin dalë nga dalë. Bashkëpunimi me këtë pjesë që pajisen me leje drejtimi është shumë i rëndëishëm. Policia rrugore sëbashku me rrjetin e autoshkollave kryejnë një kontroll shumë kapilar që drejtuesit e rinj të mjeteve të kenë parasysh se kanë në dorë një timon dhe të mos e shndërrojnë atë në një armë vrasëse.
Cilët janë njollat më të rëndësishme në hartën e aksidenteve?
95 % e aksidenteve ndodhin për shkak të mosrespektimit të normave të drejtimit nga drejtuesit e mjeteve pjesa tjetër rruga dhe sistemi i sinjalizimit luan një rol sekondar e ndihmon ndodhjen e aksidentit ose të jep mundësi që ta shmangësh. Ka një problematikë shumë të gjërë në sinjalistikën, por thelbesore mbetet sjellja e drejtuesve të mjeteve. Nuk do të thosha ashpërsim të kodit, por modifikim i normave të sjelljes, ne duhet të ndalojmë në disa norma sjelljesh që po prodhojnë aksidente. Drafti ynë do tu jepet të gjithë të interesuarve dhe do të botohet online dhe në fund të shkurtit do të zhvillohet një konferencë me specialiste se cilët normat referuar Italisë, Francës do të jenë më të përshtatshme për të parandaluar aksidentet rrugore.
Ka bërë shumë përshtypje testi i idiotit por çfarë është ai për se po futet në Shqipëri?
Është një ide e hedhur së fundit, Gjermania ka një test të tillë, përderisa ti ke një korpurs drejtues mjeti që është ndërshkuar 10 herë për tejkalim shpejtësie, 10 herë për shkelje semafori këta njerëz duhen parë në një komision nëse janë apo jo në rregull. Mjeti është një armë vrasësë ai vret, dhe raporti i aksidenteve rrugore kur ne kemi një numër prej 200 personash është shumë i dhimbshëm pavarsisht uljes së numrit të aksidenteve. Sikur një aksident të ndodhe është një tragjedi për shoqërinë dhe për familjen kështuqë do ti qasemi edhe testit të idiotit dhe të gjithë praktikave Evropianeve për të marrë më të mirën që të ulin masën e vrasësve rrugorë.
Përveç testit të alkoolit keni vendosur që të vendosni edhe testin e drogës?
Testi i drogës ekziston, në shumicën e rasteve i kryejmë këto teste por përmes analizave pasi policia rrugore nuk ka aparate të cilat kanë filluar që të pajisen policitë evropiane dhe ka një vështirësi në këtë drejtim për të verifikuar nëse drejtuesi i m jetit ka përdorur ose jo lëndë narkotike./vizionplus