Kush thyen karantinën nga gjobë deri në 3 vjet burg!

Komisioni i Ligjeve ka miratuar ndryshimet në Kodin Penal për shkelësit e karantinës gjatë pandemisë së COVID 19.

Mësohet se kundër këtyre ndryshimeve ka votuar vetëm deputeti i opozitës Andi Përmeti.

Kështu, në propozimin e parë kush thyente karantinën dënohej me 5 vite burg, ndërsa në draftin final që do t’i shkojë për miratim të enjten Kuvendit, u vendos se kush thyen karantinën dënohet nga gjobë deri me 3 vjet burg.

Nëse dikush e shpërndan virusin, pra përhap një sëmundje infective dënimi do të jetë nga 10 vitë që ishte propozuar në 5 vite burg.

Nëse thyen dy herë rregullat qytetarët do të dënohen me gjobë, deri në 1 vit burg.

Po sot, Komisioni i Ligjeve ka miratur edhe disa ndryshime në Kodin Penal për dhunën në familje. Mësohet se nga tre variantet e propozuara është miratuar ai i Alket Hysenit.

Loading...