Kush vr.et, duhet të paguajë/ Lleshaj: ‘Ndryshimet në Kodin Penal, për të parandaluar humbje në njerëz’

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, sqaroi në Kuvend arsyet pse duhen ndryshimet në Kodin Penal për të ndëshkuar shkelësit e masave kundër koronavirusit.

Lleshaj tha se jemi në një situatë të pazakontë dhe këto ndryshime janë të nevojshme për ata shkelës, që sjellin pasoja me humbje jetësh, pasi sipas tij, ata që shkaktojnë vdekje, duhet të paguajnë.

“Jemi në një situatë ku për të menaxhuar këtë gjendje jemi në pamjafuteshmëri aktesh normative. Kjo është arsyeja pse është paraqitur dhe mbështetet fuqimisht nga ne ndyrshimi në Kodin Penal, pasi në kodin tonë mungojnë dispozitat që rregullojnë këtë situatë pandemie. sot kërkohet të kalojmë në një fazë tjetër ku të lehtësohen pak masat e lëvizjes, por kjo lidhet me një risk të madh. Në harkun e 40 ditëve shqiptarët kanë paguar një cmim të madh, nuk kanë shkuar në punë, kanë sakrifikuar biznesin, shkollën, jetën sociale, dhe kjo ka gjeneruar një faturë të jashtëzakonshme, e cila rrezikon të kthehet zero, nëse ne nuk vazhdojmë me masat, që ndalojnë të papërgjegjshmit.

Ndryshimet synojnë pikërisht këta persona, që kundërshtojnë vendimet e marra kundër koronavirusit. Ata duhet të kenë ndëshkuar me sanksione, që të binden. Nëse shkelja e rregullave të pandemisë sjell pasoja të rënda, si humbja e jetëve të njerëzve, se e dimë që gjithë kjo dramë globale ka filluar nga një rast i vetëm, nuk mund ta lejojmë të luajmë me zjarrin. Në thelb fryma e kodit është kjo: të parandalojmë humbjen e jetës njerëzore, për shkak të papërgjegjshmërisë njerëzore. Të papërgjegjshmit duhet të paguajnë një çmim, nga gjobat, te denimi me 1 vit burg, dhe pastaj përshkallëzohet ndëshkimi, pasi ai që shkakton vdekje, duhet të paguajë për këtë”, tha Lleshaj.

Loading...