Kushtuar bejtexhinjeve te fshatit Pilur – Nga Polo Cipa

PER RETH RAPIT JANE MBLEDHE
BEJTEXHIT E FSHATIT TONE
ME CEMBISJE E ME TE HEDHE
NJERI TJETRIN PO NGACMOJNE.

VITO QURKU RENDE RENDE
SEC E THOSH FJALENE SHTRUAR
SEC I SHKUND E SU LIJ PENDE
U A JIP KARTRAT NE DUAR.

PAK I BESHEM NE KUFEME
GJIKE CIPA I PA PERTUAR
FJAL E TIJE TE BEN GJEME
KUR E ZIJ VALLENE SHTRUAR.

KUR QENDRONTE NE ATE GUR
FJALA SI SHPAT JATAGANI
O USTA KOZMA MERKUR
KUR FLISJE KENAQEJ XHANI.

KUR DILTE NGA GROP E THELLE
BARBA KOSTA I GERDHUQE
BEJTEXHI I MADH ME VLERE
SI NJE PEM PLOT ME BURBUQE.

E KUR FLISTE NENE MARA
MARE PRIFTIJA ME HALLE
SI NJE BURE I PRIT PALLA
GRUA ME VLERE TE MADHE.

KUR FILLON MILO KOLAGJI
AJO GOJE SI PUSHONTE
TAMEM SI NJE ZOG KALBAQI
MJALTE NGA GOJA BURONTE.

MARE STEREJA E PA PERTUAR
NUK I TREMBEJ SYRI FARE
FJALE PAK PO E DURUAR
MES TYRE SI KAPTANE.

O MOJ TI NENA FURSINE
DHE PSE NJE JETE ME HALLE
BEJTIJA TA NXIR MURZINE
ATJE NE LEM TE CAKALLE.

O LEZETI I LEZETIT
LULE O MERKUR MERKURI
ASHTU POR SI VAL E DETIT
LEDHATON PALCEN E GURIT.

FANE KOKA BASHK USTAI
SEC U A VIJ FESTEN MBI KOKE
KESHTU E KISH QERATAI
KUR VININ MIQTE NGA POSHTE.

NENE HIJE TE KETIJ RAPI
BEJTEXHITE KUVENDONIN
SEC I JIPNIN LEZET FSHATIT
PREJ TYRE KENGET BURONIN.

NDAJ DHE NE DUHET TI RUAJM
KETO BEJTE SI VISARE
DHE GJITHNJE NE DO TI QUAJME
SI NJE PASURI TE MADHE.

Loading...