Kuvendi i nxënësve, zëri më i mirë i përfaqësimit të bashkëmoshatarëve

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Besa Shahini i cilësoi si përfaqësimin më të mirë të bashkëmoshatarëve të tyre, nxënësit e zgjedhur në postin e kryetarit dhe zëvendëskryetarëve të Kuvendit të nxënësve, themeluar për herë të parë në Shqipëri.

“Teksa dëgjoj mesazhet që japin gjatë kandidimit për postin e Kryetarit dhe Zëvendëskryetarëve të Kuvendit, akoma më shumë më mbushet mendja se këta të rinj do të jenë zëri më i mirë që do të përfaqësojë bashkëmoshatarët e tyre”, -tha ministrja.

Redi Prengaj nga Tirana thotë se “besoj se kush më shumë se ne të rinjtë mund të marrë në dorë të ardhmen e tonë duke dhënë ide, duke dhënë plane se në fund të fundit është e ardhmja jonë. Ne do ta bëjmë vendin tonë”

Fiona Duka thotë po ashtu se “kjo e tashmja që ne po jetojmë do të bëhet e djeshme dhe çdo gjë e bukur që ne do të realizojmë, e djeshmja jonë do të bëhet frymëzim për të gjitha brezat që do të vijnë

Antea Karemani nga Patosi thotë “të krijojmë ura bashkëpunimi mes njëri-tjetrit, nxënësit të jenë më të afërt me nxënësit e tjerë. Dua t’i krijoj dhe ofroj nxënësit me vullnetarizmin, të përqafojmë një rrymë të re dhe gjëra të reja.

Themelimi për herë të parë i “Parlamentit të Nxënësve”, i cili do të shërbejë si një forum ku do të dëgjohet zëri i nxënësve në funksion jo vetëm të përmirësimit të cilësisë së arsimit, por edhe eksperiencës së tyre shkollore.

Parlamenti i Nxënësve” ka një përfaqësi në nivel kombëtar me të drejtë anëtarësie për dy vite dhe ka për qëllim forcimin e pjesëmarrjes aktive të nxënësve të shkollave 9-vjeçare dhe të mesme në proceset e vendimmarrjes dhe në rritjen e cilësisë së procesit arsimor.

Në seancën e parë u zgjedhën kryetari dhe zëvendëskryetari i Parlamentit të Nxënësve, anëtarët e Sekretariatit Teknik. Ndërkohë që u bë ndarja e anëtarëve të Parlamentit në komisionet parlamentare, angazhimi për ndarjen e detyrave mbi hartimin e rregullores dhe vendosja e datës së mbledhjes së ardhshme, mbyllja e punimeve. Anëtarët mblidhen tre herë në vit për të diskutuar çështjet e rëndësishme për ta, si dhe për iniciuar aktivitete në nivel kombëtar. /atsh

Loading...