Kuvendi voton sot dekretin për emërimin e kryeministrit Rama edhe ministër i Jashtëm

Kuvendi zhvillon sot në orën 17:00 seancën e parë të hapjes së Sesionit të IVt të Legjislaturës së IX.

Sot Kuvendi do të votojë dekretin për shkarkimin e z. Ditmir Bushati, ministër për Europën dhe Punët e Jashtme” dhe dekretin për emërimin e Kryeministrit z. Edi Rama, edhe ministër për Europën dhe Punët e Jashtme”.

Kuvendi gjithashtu sot do të votojë projektvendimin “për caktimin e kryesive të komisioneve të përhershme të Kuvendit”.

Po ashtu do të votohet projektvendimi për caktimin e anëtarësisë së komisioneve të përhershme të Kuvendit”.

Sot do të bëhet edhe paraqitja në Kuvend e kalendarit të raporteve vjetore të organeve kushtetuese dhe atyre të krijuara me ligj për veprimtarinë e vitit 2018.

Po ashtu Kuvendi do të miratojë procesverbalin e seancave plenare të datave 20.12.2018, 21.12.2018 dhe 16.1.2019, si dhe do të njoftohen projektligjet e depozituara në Kuvend.

Gjithashtu sot do të miratohet programit 6 javor të Punës së Kuvendit për periudhën 21 janar – 1 mars 2019.

Sot Kuvendi do të votojë edhe miratimin e Kalendarit 3-javor të punimeve të Kuvendit për periudhën 21 janar – 8 shkurt 2019./atsh/

Loading...