Kuzhina shqiptare prezantohet në Lubjanë

Kuzhina e Shqipërisë u prezantua në eventin ndërkombëtar të kulinarisë organizuar në Lubjanë

Nën kujdesin e “BIG SEE”, dhe drejtuesit të saj Zmago Novak, u zhvillua veprimtaria ndërkombëtare e kulinarisë, ku u prezantuan nga një prodhim ushqimor tradicional slloven i ndërthurur me karakteristika të vendit përkatës dhe pije nga vende të ndryshme të Europës Juglindore.

Ambasada e Shqipërisë me ndihmën e Janja Štrumbelj, prezantoi këndin “Albania”.
Të pranishmit shijuan le Potica, verën “Luani” – Berat, brandy “Skënderbeu” – Durrës, verën “Bregu” – Leskovik, raki Skrapari, etj.

Po ashtu në stendën shqiptare u prezantuan punime artizanale të Krujës, materiale informative të turizmit dhe simbole kombëtare./atsh

Loading...