Ky është 23-vjeçari shqiptar që vrau me dy plumba të dashurën në Greqi (foto)

Personi që shihni në foto është 23-vjeçari shqiptar që ditën e sotme vrau të dashurën e tij në Pire të Greqisë.

23-vjeçari Qamil Taja qëlloi me dy plumba në kokë, duke lënë të vdekur në vend të dashurën e tij 19-vjeçare Kristjana Brakaj.

Pas krimit ai ka telefonuar Policinë ku ka deklaruar krimin e rëndë.Policia ka mbërritur menjëherë në shtëpinë e çiftit dhe kanë gjetur të pajetë vajzën, ndërsa autori është dorëzuar. 19 vjeçarja punonte në një lokal nate në Kallithea.

Sipas medieve greke, dyshohet se 23 vjeçari në kufijtë e xhelozisë së sëmurë ka ndërmarrë aktin ekstrem, duke i marrë jetën partneres së tij gjatë një debati të ashpër me të. Ai ka thënë në polici se krimin e ka kryer teksa ishte në efektine lëndëve narkotike.

Fqinjët flasin për një çift të cilët shpesh kanë pasur grindje të fort . Dëshmitë thonë se vetëm një javë më parë çifti ka pasur një tjetër sherr të fortë.

Loading...