Ky është 30 vjeçari që humbi jetën në Lushnje, baba i dy fëmijëve…

Një ngjarje e rëndë ka ndodur ditën e sotme në fshatin Garunjas në Lushnje, ku një 30 vjeçar ka humbur jetën duke punuar në arë me babanë e tij.

Romeo Hasalla u qël lua nga kushëriri i tij ndërkohë që kishte vetëm dy ditë që ishte kthyer nga Greqia.

Babai i dy fëmijëve të mitur, kishte shkuar bashkë me babain dhe vëllezërit për të punuar tokën, por humbi jetën. Kastriot dhe Afrim Hasalla (djemtë e xhaxhait të Romeos) ishin prej kohësh në konflikt me familjen e viktimave për një tokë të mbjellë me ullishte, e cila shkaktoi dhe ngjarjen e rëndë.

Dy vëllezërit Afrim dhe Kastriot Hasalla kanë qëlluar me ar më gjahu xhaxhain e tyre dhe tre djemtë e tij. Për pasojë, Shaip Hasalla dhe dy djemtë e tij, Laert dhe Emiljano Hasalla kanë mbetur të plagosur, kurse djali i tretë, Romeo Hasalla ka ndërruar jete.

Ndërkohë që FNSH-të janë në zonë për kapjen e të dyshuarve kryesorë, ndërsa paralelisht po negociohet me të afërmit për të bërë të mundur dorëzimin e tyre.

Loading...