Një gjykatë në Zvicër ka vendosur për një “orar këndimi” për një gjel, pasi fqinjët u ankuan për ‘këngët’ e tij të shpeshta.
Pas mbajtjes së seancave gjyqësore, tani gjelit i lejohet të jetë jashtë dhe të këndojë nga ora 8 e mëngjesit deri në orën 10 pasdite, nga e hëna deri të shtunë, ndërsa të dielave orari i këndimit vendoset nga ora 9 e mëngjesit deri në orën 22.
Ata që e çuan gjelin më gjyq ishin fqinjët që jetojnë vetëm 15 metra larg nga prona e të “pandehurit”.
Ata madje kishin dërguar dëshmi video-audio në gjykatë ku mund të dëgjohej gjeli duke kënduar mesatarisht 10 deri rreth 14 herë në orë.
Në një rast, shpendi madje mund të dëgjohet duke kënduar 44 herë në një orë ose një herë në 1.5 minuta.
Në vendimin e gjykatës thuhet se orari i ri u përcaktua duke marrë parasysh mirëqenien e kafshës dhe interesat e fqinjëve, thuhet në vendimin e gjykatës.
Një rast i ngjashëm u regjistrua 7 ditë më parë në Francë ku një gjel me emrin Maurice u hodh në gjyq nga fqinjët e pronarëve të tij.