Personi në foto është Feta Bezati 28-vjeçari i cili plagosi me thikë 37-vjeçarin Andi Dragoti në Gramsh.
Sherri mes Feta Bezatit dhe Andi Dragotit ka ndodhur për një parakalim rreth orës 3 të mëngjesit të sotëm në një lokal në dalje të qytetit.
Autori dhe i plagosuri, të dy në gjendje të dehur, kanë nisur të zihen për parakalimin, pasi njëri prej tyre preu rrugën.
Pas konfliktit verbal , 28 vjeçari nxori thikën dhe e qëlloi 4 herë 37 vjeçarin.
I plagosuri është dërguar në Spitalin e Traumës ndërkohë Bezati ka rënë në prangat e policisë.
Loading...