Ky është personi që plagosi policin e ‘Shqiponjave’ (foto)

Një efektiv i forcave “Shqiponja” është plagosur mbrëmjen e kësaj të mërkure në rrugën “Hysen Xhura” në zonën e ish-Kinostudios në Tiranë.
Efektivi Edlir Alleshi u qëllua nga një person në një operacion për ndalimin e personave që qarkullojnë të armatosur.

Raportohet se autor i ngjarjes është Klered Bozhaj, rreth 42 vjeç. Atij i është bërë thirrje për të ndaluar, por ka hapur zjarr në drejtim të forcave të policisë dhe është larguar me një makinë.
Efektivi është qëlluar me 2 plumba në bark.

Loading...