Ky është pinguini mirënjohës – Noton me mijëra kilometra për ta parë njeriun i cili i shpëtoi jetën (foto)

Njeriu i cili ka shpëtuar një pingiun, doli të jetë mirënjohës i madh. 

Pinguini tani noton me mijëra kilometra për ta parë njeriun i cili i shpëtoi jetën.

De Souza jeton në një fshat ishull pak jashtë Rio De Janeiro, Brazil, dhe këtu ai gjeti pinguinin e vogël, të mbuluar me vaj dhe në rrezik për vdekje, në plazhin afër lokalit të tij.

Ai pastroi gjithë vajin nga pendët e pinguinit dhe e ushqeu atë me llojë të ndryshme peshqish për ta kthyer forcën e tij.

Ai e quajti pinguinin Dindim.

Pas një jave duke e rikthyer shëndetin e pinguinit, ai u përpoq ta lëshonte përsëri në det, por ai thjesht nuk do të largohej. Joao tha: “Ai qëndroi me mua për 11 muaj dhe pastaj, pas disa kohësh ai u zhduk.”

Por vetëm disa muaj më vonë Dindimi ishte rikthyer. Ai e vuri re peshkatarin në plazh një ditë dhe e ndoqi deri në shtëpi.

Shpëtimtari I pinguinit tha: ‘’Unë e dua pinguin ashtu si është fëmija im dhe besoj se pinguini më do. Askush tjetër nuk lejohet ta prekë..

Ai më rri në prehër, më lejon ta ushqej atë me sardele dhe të kujdesem për të. Të gjithë thanë se ai nuk do të kthehej, por ai është kthyer për të më vizituar mua për katër vitet e fundit. Ai arrin në qershor dhe largohet për të shkuar në shtëpi në shkurt dhe çdo vit bëhet më i dashur pasi shfaqet edhe më i lumtur kur më sheh.’’

Loading...