LajmiFundit siguron foton e efektivit të RENEA-s, Xhulio Liçi 29-vjeç që u kap duke transportuar 1 kg kokainë së bashku me dy bashkëpunëtorë, Ded Nimani dhe tjetri me mbiemrin Gaci në aksin e vjetër Tiranë-Durrës në afërsi të Ndroqit.
Ndërhyrja e policisë për të arrestuar efektivin që shërbente si mburojë erdhi pas informacioneve që Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesave kishte mbi lëvizjet dhe aktivitetin e jashtëligjshëm të Liçit.
Efektivi i policisë ndiqej prej ditësh pas dyshimeve që merrej me drogë, dyshohet se ai kishte rolin e transportuesit.
Aksioni i policisë, për shkatërrimin e grupit kriminal ende vazhdon ndërsa po bëhen kontrolle edhe në banesa.
Loading...