Ky është ‘qumështi i artë’ që duhet ta pini çdo mbrëmje.Ja si përgatitet…

“Qumështi i Artë” nuk është ndonjë lloj produkti magjik, por thjesht një përzierje erëzash në një gotë me qumësht !

Dietologët e rekomandojnë në mbrëmje dhe përfitimet janë të shumta, duke ditur vetitë dhe vlerat e përbërësve shtesë, duke nisur nga shafrani i Indisë .

Kjo erëz është dhe shtojca kryesore, ngjyra e së cilës i ka dhënë emërtimin “Qumështi i Artë” .

Shafrani ka veti antioksidante, anti-inflamatore e jo vetëm dhe i kombinuar me piper, vetitë kuruese të turmerikut rriten në mënyrë të konsiderueshme

Përfitime të tjera:

Forcon sistemin imunitar
Ndihmon tretjen e ushqimit
Pastron mëlçinë
Rregullon metabolizmin
Normalizon tensionin e lartë të gjakut
Përmirëson shëndetin e trurit dhe forcon kujtesën
Trajton problemet e ndryshme të lëkurës
Ul nivelin e triglicerideve
Antioksidant, antiseptik, analgjetik
Si përgatitet ‘Qumështi i Artë’?

Ka disa mënyra përgatitjeje, por ne do t’ju sugjerojmë atë më të thjeshtën

Përbërësit (1 person):

1 filxhan qumësht
½ lugë (gjelle) turmerik pluhur
½ lugë (e vogël) piper pluhur
1 lugë (gjelle) mjaltë
½ lugë (gjelle) vaj kokosi
¼ lugë (gjelle) kanellë pluhur

Përgatitja:

Ngrohni qumështin në zjarr të ulët. Shtoni të gjithë përbërësit dhe përziejini vazhdimisht, por jo deri në vlim. Pasi të jetë ngrohur, shtoni mjaltin dhe shijojeni.

Shënim: Qumështi preferohet vegjetal (qumësht bajame, kokosi, etj).

Me shtimin e piperit të zi në enën ku ndodhet turmerik, rritet aftësia përthithëse e trupit deri në 2000%.

Loading...