Ky është shqiptari me CV-në më të pasur, rekord vjedhjes. Nuk kurseu as…

Policia italiane ka arritur të zbërthejë aktivitetin e pasur të shqiptarit që megjithëse i ri kishte një CV të pasur me krime.

Mbi të rëndojnë një sëre akuzash, vjedhje, disa plaçkitje dhe madje edhe një rrëmbim personi. Mediat italiane shkruajnë se shqiptari Flori Sejdini, 26 vjeç, shqiptar, banor i Montecatini, është elementi kyç, madje kreu i një bande evropiane të specializuar në vjedhjeve dhe grabitjeve të kryera në disa zona ne Itali.

Në 2016 banda e drejtuar prej kishte kryer një sërë grabitjesh ne Altopascio dhe Ponte Buggianese. Këtë herë shqiptari akuzohet për nëntë vjedhje në shtëpi dhe apartamente. Në Capannori, Lucca, Altopascio dhe tre grabitje mes Pistoia dhe Pescia. Por kundër tij ka akuza shumë më të rënda: rrëmbim dhe grabitje.

Bëhet fjalë për një ngjarje në fund të marsit, kur grupi i tij përbërë nga tre banditë të maskuar hynë në vilën e një të moshuari.

Për më shumë se një orë ai u mbajt nën kërcënim, ndërkohë që ata po plaçkitnin dhe morën paratë dhe bizhuteritë që i përkisnin gruas së vdekur për një vlerë prej mbi 5 mijë euro. Pensionisti arriti të ikë, duke dalë vetëm me të brendshme deri në derën e fqinjëve që dhanë alarmin duke njoftuar karabinierët.

Më pas, banda që sipas policisë është po e njëjta veproi në Capannorese, në një banesë tjetër. Pronari identifikoi makinën një “Renaul Clio”, me të cilën ikën grabitësit.

Policia i ndoqi, por ata çanë postbllokun duke aksidentuar karabinierët. Në timon, sipas hetimeve ishte F. S/korrieri

Loading...