Ky është zyrtari i lartë shqiptar që humbi jetën në Rumani!

Ka humbur jetën në Rumani oficeri i kontaktit të Shqipërisë, Ervin Delvina bashkë me bashkëshorten e tij rumune.

Policia e Shtetit bën me dije se ata janë përfshirë në një aksident automobilistik.

Njoftimi i Policisë së Shtetit:

Sot në Rumani, si pasojë e një aksidenti automobilistik, ka humbur jetën Ervin Dervina, Oficer i Kontaktit i Shqipërisë pranë Qendrës për Forcimin e Ligjit në Evropën Juglindore (SELEC), si dhe bashkëshortja e tij, shtetase rumune.

Policia e Shtetit shpreh dhimbjen dhe solidaritetin për familjarët e 41-vjeçarit dhe bashkëshortes, për humbjen e papritur dhe të parakohshme të të afërmve të tyre, si dhe është e angazhuar maksimalisht dhe në bashkëpunim të vazhdueshëm me autoritetet rumune për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Loading...