Ky është zyrtarisht njeriu më i vjetër në botë/ Ja cili është sekreti i jetëgjatësisë së tij (foto)

Një 111 vjeçar nga Rumania është njeriu më i vjetër në botë, pasi e trashëgoi këtë titull nga Bob Weighton, i cili vdiq para pak ditësh, raporton Daily Mail.

Dumitru Comanescu ka lindur më 8 nëntor në Proviţa de Jos, në bashkinë Draganeasa të komunës Prahova.

“Kam nderin, dhe ndihem i bekuar të jem zyrtarisht njeriu më i vjetër në botë dhe të përfaqësoj Rumaninë në nivelin më të lartë! Është e pabesueshme!”, ka thënë Comanescu, i cili jeton në Qendrën për të Moshuar në Bukuresht.

Ai tha se fshehtësia për një jetë të gjatë ishte dashuria për gruan e tij, djemtë dhe nipërit.

Comanescu u diplomua në vitin 1933, ndërsa gjithë jetën e tij punoi si inxhinier i agrikulturës dhe si patolog i bimëve.

Loading...