Ky gjel jetoi pa kokë për afro 2 vjet. Ai jetoi në një fermë në Fruita në Kolorado të SHBA-së.
Në shtatorin e vitit 1945, fermeri Lloid Olsen u preu kokat e 50 pulave dhe gjelave. Por njëri prej tyre refuzoi të ngordhte.
Pas disa momentesh, ai filloi të ecte sikur të mos kishte ndodhur asgjë. Ai madje tentoi të çukiste përtokë, për të ngrënë ushqim.
Ndaj Olsen i vuri emrin Majk, dhe vendosi të kujdeset për shpendin, që vazhdonte të ishte mrekullisht gjallë. Olsen e ushqente, duke ua hedhur ushqimin direkt në fyt. Shkencëtarët e shpjeguan këtë mister, me faktin që femeri nuk i kishte prerë venën kryesore të qafës.
Prandaj gjeli kishte humbur vetëm një pjesë të trurit, që nuk ishte përgjegjës për funksionet jetike të trupit të tij. Majk u bë më i ngathët, sesa ishte kur kishte kokën.
Shumë gazeta, shkruan mbi gjelin e pazakontë. Olsen e shëtiti shpendin në mbarë SHBA-në, dhe fama e gjelit u rrit. Pronari i Majk, fitonte rreth 4500 dollarë në muaj.
Ndërsa e vlerësonte çmimin e gjelit në 10.000 dollarë. Suksesi i Majk, pati pasoja fatale për shumë pulat dhe gjela në fermat e tjera. Shumë fermerë, të etur për famë, u përpoqën që të krijonin pulat e tyre pa kokë. Por të gjithë dështuan.
Për 18 muaj, Majk udhëtoi nëpër gjithë Amerikën, deri në ndalesën e tij të fundit në Feniks. Më 17 mars 1947 ai gëlliti një kaçarum misri. Olsen nuk kishte mjetet e duhura për t’i ardhur në ndihmë, ndaj gjeli ngordhi.
Ai nuk donte ta pranonte këtë, ndaj i tha shtypit se gjelin e kishte shitur. Banorët në Fruita, ngritën një përmendore në nderim të kujtimit të Majk. Më muajin maj të çdo viti, aty organizohet Festivali i Pulës pa Kokë.