Une faktorit nderkombetar i besoj po aq sa i besova kur shpallte Saliun “burre shteti”, prandaj rilindas mos u shtirni se me deklaratat e nderkombetareve keni gjetur zenitin per te percaktuar te drejten mbi zgjidhjen e problemeve qe ka Shqiperia.
Probleme qe i burojne vetem prej kesaj kaste politike prej batakcinjsh. Ka kaq e kaq vite qe shqiptaret mbijetojne ne kufijt e absurdes duke ju bere balle zhgenjimeve, mashtrimeve, korrupsionit, krimit, dhe talljes.
Eshte thuajse e pamundur te gjesh driten e shpreses ne kete situate ku cdo dite e me teper po fundoset vendi, edhe pse deshira per te dale nga kjo gjendje eshte nervi kryesor qe ende rron ne trupin qe lengon te atdheut.
Gjithe reagimet qofte ne heshtje, qofte rrjetet sociale, qofte ne cdo qelize te shoqerise kane vetem nje qellim:
Qellimin per te shpetuar! Disa e gjejne te braktisja e atdheut, kjo realisht eshte pasoja me fatkeqe qe babezia e kesaj cete kusaresh ka shkaktuar.
Ky komb, me braktisjen, me uljen drastike te lindjeve, me pamundesite qe krijon per krijimin dhe mbajtjen e familjeve po shkon me hapa gjigande drejt shuarjes.
Prandaj te jesh sot ne krah te njeres apo tjetres pale te cetave politike nuk ndihmon fare ne shpetimin e vendit, perkundrazi e ben fundosjen edhe te lemerishme./Arben Abazaj