Ky studim ka treguar: Jemi më të lumtur kur jemi aktivë, se kur kemi shumë para

Shkencëtarët e Universitetit të Oxfordit dhe atij të Yales kanë treguar që ushtrimi i rregullt i trupit mund të na bëjë vërtet të lumtur dhe mendërisht më të fortë.

Rezultatet e studimit të tyre që u botuan në revistën The Lancet Psychiatry, tregojnë se individët të cilët rregullisht ushtrojnë kanë pasur 18 ditë të këqija (e kemi fjalën për ato ditë në të cilat personi mendërisht ndihet shumë keq) më pak brenda vitit nga ata të cilët nuk kanë ushtruar.

Për të dalë në këtë përfundim, shkencëtarët kanë studiuar të dhënat e grumbulluara nga më shumë se një milion persona të rritur. Ato kanë arritur deri te përfundimi që cilido lloj aktiviteti fizik – nga kujdesi për fëmijët, punët e shtëpisë, shkuarja në palestër, ecja apo vozitja e biçikletës – ndikojnë pozitivisht në shëndetin mendor.

“Dallimi në shëndetin mendor midis individëve të cilët marrin pjesë në sporte kolektive dhe i atyre të cilët fare nuk ushtrojnë është i njëjtë si dhe dallimi në kënaqësi të cilin e krijojnë 25.000 dollarët në vit, midis atyre të cilët i kanë këto para dhe atyre të cilët nuk i kanë”, shpjegon udhëheqësi i studimit, Sammi R. Chekroud nga Oxfordi.

Mjafton të ushtroni tri herë në javë nga 45 minuta për të arritur rezultate të shkëlqyeshme.

Loading...