Një rrëfim ka ardhur nga aktorja e njohur, Jessica Alba, e cila prej vitesh është zhdukur nga kinemaja amerikane, por sërish mbahet mend për rolet e saj dhe talentin që e karakterizon.
Së fundmi ajo është shfaqur në kopertinën e ‘Romper’ për muajin mars dhe ka rrëfyer arsyen pse u largua nga aktrimi në kulmin e karrierës së saj. Jessica ka pasur si arsye fëmijën e saj të parë që erdhi në jetë në 2008-ën.
La karrierën dhe suksesin për t’iu dedikuar fëmijëve,
“Nëna ime dhe shumë gra në familjen tonë kanë kaluar lloje të ndryshme kanceri. Kam kuptuar me ardhjen në jetë të vajzës time që duhet t’i kushtojë kohë asaj dhe familjes sime. Nuk ka asgjë rëndësi sa ata. Unë vetë kam bërë 5 operacione deri në moshën 11-vjeçare pasi vuaja nga probleme kronike. Unë e di sa e vlefshme është jeta dhe është e vështirë të jesh e lumtur kur nuk je e shëndetshme”, ka rrëfyer ajo.
La karrierën dhe suksesin për t’iu dedikuar fëmijëve,