Drejtori i spitalit “Shefqet Ndroqi”, Perlat Kapisyzi ka folur në emisionin “Open” në Top Channel për skandalin e Tire Alldërvishit, personave të tjerë të përfshirë në skemën e korrupsionit dhe hetimet e prokurorisë.
Kapisyzi është shprehur se nuk kanë qëndruar indiferentë në lidhje me viktimën dhe sanitaren Tire Alldërvishi, e cila përfitoi një shumë të konsiderueshme parash nga familjarët, ndërsa e ndjera ankohej se qëndronte pa bukë e pa ujë.
“Nuk kemi qëndruar indeferentë. Tirja ka shumë vite që punon, ndoshta edhe disa vite del në pension. Karakteri i njeriut përcakton dhe fatin e tij. Darvini na ka mësuar se karakteri i njeriut ndikohet nga ambienti, natyra dhe shoqëria. Ky mentalitet nuk duhet të na bëjë që të ndihmojmë për të lulëzuar Tirja dhe persona të tjerë”, tha Kapisyzi.
HomeAktualitet
La pacienten me Covid-19 pa ushqim, drejtori i spitalit: Tirja thoshte se e kishte teze
AKTUALITETOn Shk 8, 2021
Raiffesien Bank brenda artikujve
Shperndaje
Drejtori i spitalit “Shefqet Ndroqi”, Perlat Kapisyzi ka folur në emisionin “Open” në Top Channel për skandalin e Tire Alldërvishit, personave të tjerë të përfshirë në skemën e korrupsionit dhe hetimet e prokurorisë.
Kapisyzi është shprehur se nuk kanë qëndruar indiferentë në lidhje me viktimën dhe sanitaren Tire Alldërvishi, e cila përfitoi një shumë të konsiderueshme parash nga familjarët, ndërsa e ndjera ankohej se qëndronte pa bukë e pa ujë.
“Nuk kemi qëndruar indeferentë. Tirja ka shumë vite që punon, ndoshta edhe disa vite del në pension. Karakteri i njeriut përcakton dhe fatin e tij. Darvini na ka mësuar se karakteri i njeriut ndikohet nga ambienti, natyra dhe shoqëria. Ky mentalitet nuk duhet të na bëjë që të ndihmojmë për të lulëzuar Tirja dhe persona të tjerë”, tha Kapisyzi.
Ndër të tjera, Kapisyzi theksoi se e ndjera nuk ka qëndruar në asnjë moment e paushqyer dhe pa trajtim mjekësor. E vetmja gjë që i ka munguar kanë qenë ushqimet që sillnin familjarët për Liljanën dhe ia jepte vetëm Tirja, e cila i kishte thënë të gjithë stafit se ishte mbesa e të ndjerës.
“Liljanën, të ndjerën, vizitohej çdo ditë nga mjekja e dhomës dhe në asnjë moment, mjekes së dhomës nuk i është thënë që më kanë lënë pa ngrënë bukë. Fatkeqësisht i harrova, kisha dëshminë e shoqes së dhomës që thoshte me përgjegjësi juridike që të ndjerës i janë bërë të gjitha shërbimet nga dhënia e ushqimit, deri në ndërrim, larje e tek mjekimet. Të ndjerën, në momente të caktuar, mjekja i ka dhënë ushqim.
Në momentin që bën insulinën, nëse qëndron pa bukë, bie në koma. E ndjera kërkonte ushqimin plus që vinte nga shtëpia dhe këtë ja sillte vetëm Tirja dhe këtë ia çonte mbesa sepse i thoshte të gjithë personelit se e kam teze. Po, ka qëndruar pa ushqimin që i sillte Tirja. Këtë e thotë gruaja që ishte shtatzënë në të njëjtën dhomë me të. I ka hyrë doktoresha në dhomë dhe ajo që është më sensitive që tek “Shefqet Ndroqi” që edhe të shtunën e të dielën ka mjekë që dalin dhomë më dhomë e pyesin.
Unë po ju them që periudhat mars-prill-maj kur nuk ishim shumë të ngarkuar, të sëmurët shiheshin dy herë në ditë në mes të vapës dhe nuk iu ndje njëherë zëri. Më ka bërë përshtypje të jashtëzakonshme që nuk thonin njëherë “uf puf”. Janë me sy të përlotur nga këto ngjarje. Dhe çdo ditë i ke të paktën në telefonin e doktoreshës, çdo ditë ka bisedë telefonike mes doktoreshës dhe bijës së saj. Në asnjë nga këto nuk thotë ma lini mamanë pa ngrënë. Tjetra që dua të them është që i kanë sjellë doktoreshës një buqetë me lule me një dedikim. Këto i kemi të dokumentuara. Si ka mundësi që personeli e lë pa bukë dhe falënderoni infermierë me emër në Facebook. Më fal, nuk ka komunikuar e bija me nënën e vet? Nuk i ka thënë, moj vajzë më ke lënë pa ngrënë. Kush e ka lënë pa ngrënë? Tirja”, tha Kapisyzi.