La papritur programin, Bora Zemani bën njoftimin

Ana është një konkurrente e Për’puthen, e cila zgjodhi që të largohet nga programi pa asnjë arsye. Moderatorja Bora Zemani bëri me dije se do të aplikohet kontrata sepse ka treguar papërgjegjshmëri.

“Ndoshta ka një lidhje jashtë por nëse është e vërtetë që ka një gjë të tillë, është ofenduese për ne dhe publikun. Këto cështje mund t’i mbyllim privatisht, por zgjedhim ta bëjmë publikisht për këdo që do të bëhet pjesë e përputhen. Do të jetë hera e parë që do të aplikohet kontrata sepse ka treguar papërgjegjshmëri totale. Nga ky program do të largohen sa më shumë personat që duan famë”, tha Bora.

Xhevana (Ana) Ndoj, vajza 20-vjeçare, e cila ka lënë programin, ka postuar një Instagram Story me shkrimin: Jo më skenare. Fal Zotit. Nuk isha gati me shit fytyrën për pak lajm. Ndalova në kohë.

Kujtojmë se Ana nuk është e vetmja që e ka akuzuar emisionin për skenar.

Edhe ish-konkurretët e këtij viti, apo të sezonit të dytë, fill pas daljes nga emisioni ,shpesh herë kanë shprehur pakënaqësitë ndaj produksionit. Disa prej tyre kanë qenë: Hyseni, Antonia, Shqipja, Melisa, Andi, Tea, Sindi, Bearti etj.

Madje vitin e kaluar, Andi tha se nuk e zbuloi faktin se nuk ishte cift me Tean për shkak të kontratës që e cilësoi të ‘frikshme’./a.m/noa.al

Loading...