Laboratori i kokainës, zbulohet porositësi i kokainës

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga mega-operacioni i Policisë shqiptare, DEA-s dhe SPAK. Mësohet se plehu kimik iështe porositur nga një kompani me pronar Zenel Çervenaku. Plehu kimik përdorej si kamuflazh për kokainën.

Në prangat e Policisë ka rënë ish-kryekomunari i Frakullit Viktor Çervenaku, djali i tij Demilson Çervenaku së bashku me të fejuarën e tij Enxhi Ferhati. Po ashtu mësohet se ‘truri’ i këtij aktiviteti kriminal është Nikolin Gjolena, i cili është arrestuar nga Policia.

Ditën e djeshme është zbuluar një laborator kokainë në Frakull të Fierit. Fillimisht lajmi u dha në mediat malajzeze pas njoftimit se në Portin e Tivarit ishte kapur një sasi kokainë. Më pas u bë e qartë se ky ishte një mega-operacion i koordinuar mes DEA-s amerikane, SPAK dhe Policisë malajzeze.

Falë bashkëpunimit u bë i mundur zbulimi i laboratorit të drogës në Fier. Laboratori është gjetur në banesën e ish-kryeplakut të fshatit Frakull, Viktor Çervanaku, i cili jeton në Tiranë. Mes të arrestuarve janë edhe dy shtetas kolumbianë, pasi ishin ata që të cilët bënin përpunimin e kokainës, por gjithsej flitet për 15 persona të arrestuar, prej të cilëve 4 janë prangosur në Tiranë dhe për më shumë se 3 muaj ishin nën hetim nga Policia dhe Prokuroria. Përveç kokainës, në laboratorin që u zbulua në fshatin Fratar të Fierit janë kapur edhe 2 kallashnikov, një shotgun dhe një çifte./Shqiperiaime

Loading...