Laert Vasili: Agimi i Artë nuk përfaqëson popullin grek

Aktori Laert Vasili, që ka jetuar për një kohë të gjatë në Greqi dhe ka kaluar disa sulme në kurriz të tij në këtë vend ka folur dje në emisionin “Dritare me Rudinën” në News24 për vrasjen e shqiptarit Petrit Zifle nga një ekstremist i Agimit të Artë në Korfuz.

Vasili tha se Agimi i Artë nuk përfaqëson popullin grek.
“Janë në parlament por hynë në momentin e krizës. Kur njerëzit humbën toruan, besimin dhe pasuri. Të ndikuar në demagogji dhe nga një propagandë e caktuar e 2-3 krerëve këta njerëz u mashtruan dhe u bindën se fajin e kanë emigrantët, jo shqiptarët. Por ne në mediat shqiptare sigurisht pasqyrojmë vrasjen e një zotërie që mezi nxirrte bukën e gojës por gishti duhet vënë tek ata që katandisën këtë popull të katandiset për bukën e gojës dhe të bredhë rrugët e Evropës.

Kjo e di ça tregon, inferioritetin tonë si shtet që nuk jemi në gjendje të mbrojmë shtetasit tanë. Për sa kohë do endemi rrugëve të botës me kokën ulur super e dërrmuar nga hejbe, për sa kohë kurrizi ynë të jetë i ekspozuar ndaj shkopinjve, aq kohë do hamë shkopinj. Kur të ngremë kokën dhe të kërkojmë të drejtat tona dhe të shohim se kush është Zot në këtë vend….”, tha Vasili.

Ndërsa Aleksandër Cipa u shpreh se: “Ka dy probleme që i pranon edhe opinioni i shëndoshë në Greqi. E para është një zgjatim i nazizmit në Greqi, i emigrantit ne përgjithësi dhe i shqiptarit në veçanti. Por problemi është se nuk është i vetëm sepse është paralajmëruar. Gjithë justifikimet tona institucionale janë vizitat rutinë që bëjnë diplomatët tanë. Duhet të ndryshojë axhenda e sjelljes. Unë kam fëmijët, njerëzit e fisit tim në Greqi dhe ata kur vijnë këtu thonë ti vorioepirot je? Jo jam shqiptar i them unë”.

(BalkanWeb)

Loading...