Lagjja historike e Vlorës, nga një rrënojë e zhytur me dekada nën pluhur e rrecka të vjetra,po rilind (foto)

Lagjja historike e Vlorës, nga një rrënojë e zhytur me dekada nën pluhur e rrecka të vjetra, harrese e dëshpërimi, po rilind si një tjetër zonë rrezatuese zhvillimi turistik dhe ekonomik, punësimi dhe shprese tek e ardhmja.

I pranishëm në ceremoninë e përfundimit të rehabilitimit dhe restaurimit të lagjes historike të Vlorës, Kryeministri Edi Rama theksoi se është një hapësirë tërësisht e re, jo thjesht pastërtie dhe bukurie, por edhe zhvillimi ekonomik.

Në kuadër të këtij investimi është bërë rehabilitimi i gjithanshëm i të gjitha lagjeve të zonës, duke risjellë në vëmendje elementët e arkitekturës tradicionale, njëherësh duke iu përgjigjur kërkesave të jetës aktuale.

Gjithashtu është bërë rivlerësimi urban i shesheve brenda zonës, duke studiuar hartat e vjetra të qytetit dhe duke ruajtur sa më shumë elementët tradicionalë dhe gjurmët e vjetra të zonës.

Është bërë rikonstruksioni i rrugëve “Justin Godard”; “Irfan Shehu”, “Elham Doci” dhe është kryer restaurimi i objekteve historike të zonës./atsh

Loading...