Lajm i fundit – 56-vjecarja shqiptare gjendet e ma.sakruar në shtrat

Gruaja 56-vjeçare me origjinë nga Kosova është gjetur e vrarë në banesën e saj me disa goditje me thikë.

Bashkëshorti i të vrarës e ka gjetur atë të vrarë në shtratin e saj të martën në mëngjes, raportojnë mediat në Francë.

Ai e ka lajmëruar policinë dhe u ka sqaruar se e ka gjetur gruan e tij të vdekur në shtrat, pasi kishte ardhur nga puna.

Çifti jetonte në një banesë sociale në Adoma, në rrethin Strasburg të Neudorf.

Sipas raportimeve, ajo është therur disa herë me thikë dhe ka qenë e goditur në qafë.

Bashkëshorti i viktimës akoma nuk është intervistuar nga hetuesia, pasi është në gjendje shoku dhe është shtrirë në spital./ Express.

Loading...