Një aksident i trefishtë është shënuar në rrugën “Ilindenska” në Maqedoninë e Veriut, ku janë përfshirë dhe dy ministra.
Bëhet me dije se në aksident janë përfshirë tre makina që janë përplasur me njëra-tjetrën, ku janë përfshirë dhe ministri i Financave në Maqedoninë e Veriut, Fatmir Besimi dhe ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi.
Nga aksidenti nuk ka persona të lënduar, por janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Lajmin e ka bërë me dije vetë ministri Besimi në rrjetet sociale, teksa shkruan “Sot vonë pasdite, vetura zyrtare me të cilën kam qenë duke udhëtuar bashke me ministrin e ekonomisë Kreshnik Bekteshi për në mbledhje pune në Qeveri ka qenë pjesëmarrëse në një aksident trafiku që ka ndodhur në udhëkryqin përballë Qeverisë. Përveç dëmeve materiale në vetura, fatmirësisht nuk ka persona të lënduar rëndë. Disa nga pjesëmarrësit pësuan lëndime të lehta. Të lënduarve u uroj shërim sa më të shpejtë”.