Lajm i fundit/ Aksident në Levan-Tepelenë, makina përmbyset në rrugë

Një aksident i rëndë është shënuar ditën e sotme në aksin Levan-Tepelenë, më drejtim për në Levan.

Bëhet me dije se shoferi i fouristradës ka humbur kontrollin dhe mjeti ka përfunduar përmbys krah rrugës.

Nuk dihet ende nëse nga aksidenti ka të plagosur.

Mësohet se mjeti që është aksidentuar ka qenë i mbushur me thasë me misër.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij aksidenti.

Loading...