Një tjetër aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në vendin tonë.
Mësohet se kësaj here në aksin Sukth-Manzë një person ka humbur jetën teksa udhëtonte si pasagjer në njê motor.
Mësohet se një automjet ende i paidentifikuar është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin M. R. Pasagjeri i motorit shtetasi me inicialet M.N ka humbur jetën në vendngjarje ndërsa drejtuesi i motorit është nisur me urgjencë drejt spitalit.
Sakaq drejtuesi i automjetit që shkaktoi aksidentin është arratisur nga vendi i ngjarjes.
Kujtojmë se pak orë më parë në Astir një këmbësor u përplas për vdekje teksa kalonte trafik-ndarëset.
Njoftimi i policisë:
Durrës/Informacion paraprak
Rreth orës 21:15, në aksin rrugor Sukth-Manzë, një automjet ende i paidentifikuar është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin M. R.
Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë pasagjeri shtetasi M. N, që ndodhej në motomjet, ndërsa drejtuesi i motomjetit ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Drejtuesi i automjetit që shkaktoi aksidentin është larguar nga vendi i ngjarjes. Shërbimet e Policisë po vijojnë veprimet për identifikimin dhe kapjen e tij. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.