Lajm i fundit/ Aksidenti i rëndë, njëri nga shoferët në gjendje kritike

Pamjet që shihni vijnë nga aksidenti i rëndë që ndodhi sot në aksin Lezhë-Laç, ku u raportua për disa të plagosur.
Ngjarja ndodhi pranë kryqëzimit të Shënkollit.

Gazetari Elidon Ndreka ka siguruar për BalkanWeb video nga vendi i ngjarjes, ku shihet se si janë dëmtuar mjetet.

Deri më tani nuk dihen rrethanat e ngjarjes, ndërsa vijojnë hetimet e policisë.

Mësohet se janë përplasur dy automjete duke lënë të plagosur disa persona, njëri prej tyre në gjendje kritike për jetën.

Policia dhe ambulanca po shkojnë drejt vendit të ngjarjes.

Loading...