Një aksident ka ndodhur paraditen e sotme në Fier. Mësohet se një makinë tip Ford është përplasur me motorin e policisë. Nga përplasja ka mbetur i lënduar efektivi në motor, i cili është dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore. Ndërkohë që në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe policia për të bërë të mundur zbardhjen e ngjarjes.
Njoftimi:
Fier/Informacion paraprak Rreth orës 11:00, në vendin e quajtur “Qafa e Koshovicës”, automjeti tip “Ford” me drejtues shtetasin R. S. është përplasur me motomjetin e policisë, me drejtues shtetasin K. P. (punonjës i policisë rrugore të DVP Fier) dhe për pasojë është dëmtuar shtetasi K. P., i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit.