Policia greke njoftoi pak caste me pare ka arrestuar 23-vjeçarin shqiptar që u arratis mbrëmjen e së hënës nga burgu i Avlonës në Greqi.
Shtetasi Albiano Xhezairi u kap në lagjen “Omonia” të Athinës.
Ai u identifikua në qendër të kryeqytetit grek pas kërkimeve intensive nga ana e autoriteteve.
Policia vazhdon hetimet për të kapur të arratisurin e dytë nga burgu i Avlonës, një 21-vjeçar sirian.
Dy të burgosurit mundën të arratiseshin nga qelia në kushte të paqarta dhe të kapërcenin më pas murin rrethues të burgut.
Një oficere policie që po patrullonte në zonë jashtë perimetrit të burgut, qëlloi me armë në ajër kur pa të burgosurit që po largoheshin.
Por, njëri prej tyre e goditi në fytyrë me sende të forta efektiven dhe më pas të dy u arratisën.