Lajm i fundit/ Arrestohet në Itali Adriatik Llalla

Sapo është njoftuar se ish-kryeprokurori Adriatik Llalla është arrestuar në Itali.

Prej disa kohësh ai ka qenë i shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi është dënuar me dy vite burg për fshehje të pasurisë.

Kujtojmë se sipas të dhënave të sistemit TIMS, Llalla është larguar nga Rinasi në drejtim të Italisë më 9 shtator të këtij viti. Më herët ka patur zëra se ish-Prokurori i Përgjithshëm do të kërkonte azil politik në Zvicër për t’i shpëtuar burgut.

Loading...