Lajm i fundit/ Arrestohet nipi i deputetit të PS

Gazetari Artan Hoxha bën me dije se policia ka arrestuar rreth orës 19:45 Ramazan Rrahja, nipin e deputetit të PS, Rrahman Rrahja.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Hoxha bën me dije se u ndalua teksa ishte duke konsumuar darkën e iftarit me një grup besimtarësh myslimanë në një lokal pranë Urës së Gjolës, në krahun e majtë të rrugës nacionale Vorë – Fushë-Krujë.

Në momentin e arrestimit, Ramazan Rrahja nuk ka bërë rezistencë, ndërsa gjatë kontrollit i është gjetur një armë zjarri.

Ramazan Rrahja ishte në kërkim për atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoj, ndërsa ndaj tij është caktuar dhe masa e sigurisë arrest me burg.

Loading...