Lajm i fundit/ Atentat,një i vrarë dhe një i plagosur, detaje

Një i vdekur dhe një i plagosur raportohen në Dukagjin. Sipas BW, Zef Guri ka mbetur viktimë dhe Gjin Guri, i plagosur rëndë, babë e bir.

Forca të shumta policie janë nisur drejt vendit të ngjarjes për të nisur hetimet paraprake rreth kësaj ngjarje të rendë, që ende nuk dihet se cili ka qenë shkaku dhe rrethanat mbeten të paqarta.

Autori është larguar në drejtim të paditur. Mësohet se Gjin Gurit në nëntorin e vitit 2021 i është vendosur një sasi tritoli tek lokali i tij në Shosh.

Policia e Shkodrës ka dalë në njoftim zyrtar lidhur me atentatin e ndodhur sot në Dukagjin, ku mbeti i vrarë Zef Guri dhe u plagos i biri.

Policia thotë se Gjin Guri po transportohet në spital i plagosur, ndërsa Gjini ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 18:45, në sallën operative të Policisë Shkodër ka ardhur një telefonatë se në malin e Shoshit, ishin plagosur me armë zjarri shtetasit Gj. G. dhe Z. G.

Shtetasi Gj. G. po transportohet në spital, për ndihmë mjekësore, ndërsa shtetasi Z. G. ka humbur jetën disa minuta pasi ka ndodhur ngjarja.

Shërbimet e Policisë, së bashku me grupin hetimor, janë nisur menjëherë për në vendngjarje, por për shkak të largësisë dhe të terrenit të vështirë nuk kanë mbërritur akoma.

Me mbërritjen e shërbimeve dhe grupit hetimor, në vendngjarje, dhe pasi të sqarohen rrethanat e ngjarjes, do të ketë një njoftim tjetër.

Loading...