Ky që shihni në foto është drejtori i shkollës në Pogradec Adriatik Hoxhallari.
Burime për Noa.al bëjnë me dije se ai ngacmonte vajzat në shkollë dhe në mes të natës me mesazhe.
Mesazhet e para janë parë nga vëllai i njërës prej vajzave e cila i kishte prindërit në Greqi dhe shqetësohej me thirrje në celular në mesnatë. Më pas i vëllai ka shkuar te takojë drejtorin dhe e ka goditur. Të nesërmen drejtori e ka thirrur për t’i kërkuar ndjesë.
Drejtori i ngacmonte nxënëset në klasë duke iu bërë shenja, kafshime buze dhe ngacmime në oborr të shkollës. Vajzat nuk e kanë pasur të regjistruar numrin me emër dhe kjo është në verifikim, por para psikologut kanë thënë se ishte drejtori. Koha e ngacmimeve ka zgjatur 3 javë deri në 1 muaj.
Drejtori çdo ditë konsumonte edhe alkol tek një lokal para shkollësh dhe dyshohet që në shumë raste të ketë qenë edhe nën efektin e alkoolit.