Lajm i fundit, disa arrestime nga policia

Eshtë arrestuar nga policia e Fierit Mishel Hodaj 26-vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar në një lokal në Levan , iu gjet thikë dhe një dorezë metalike. Gjithashtu në pranga kanë rënë edhe disa persona të tjerë për vepra të ndryshme penale.

Uniformat blu bëjnë me dije se është arrestuar një 37-vjeçar me inicialet V.Gj., pasi për motive të dobëta ka ushtruar d hunë fizike ndaj bashkëshortes së tij. Po ashtu në Prokurorinë Lushnjë u referuan materialet për shtetasin K. D., 38 vjeç, pasi ka kundërshtuar punonjësin e Policisë në Komisariatin e Policisë Lushnjë gjatë kryerjes së detyrës. Sakaq specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasit: -M. M., 18 vjeç, banues në Fier, pasi duke drejtuar automjetin tip “Benz” pa leje drejtimi, ka g oditur një automjet të parkuar dhe është larguar nga vendngjarja. -A. B., 49 vjeç, banues në Ballsh, pasi është kapur duke drejtuar motomjetin pa leje drejtimi.

Ndërkohë në aksin rrugor Strum-Suk, një automjet tip “Volkswagen” është përplasur me automjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin B. Sh., 28 vjeç, dhe më pas ka përplasur motomjetin tip “Honda”, me drejtuese shtetasen F. M., 61 vjeçe, e cila ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, dhe është larguar nga vendngjarja. Sakaq po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit të ngjarjes.

Loading...