Lajm i fundit/ E zë poshtë cisterna me ujë e kamionit, vdes punëtori turk në Skrapar

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e kaluar në Qafën e Dëvrisë, disa kilometra larg fshatit Gjerbës në Skrapar.

Bëhet me dije nga mediat se një shtetas turk ka gjetur vdekjen aksidentalisht në një kantier ku nxirren pllaka mermeri.

60-vjeçari Osman Akçay, ishte duke punuar kur cisterna me ujë e njërit prej kamionëve të firmës është shkëputur gjatë ngjitjes së mjetit në zonë malore dhe e ka zënë poshtë.

Shtetasi turk ka gjetur vdekjen në vend dhe trupi i tij i pajetë do të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Tiranë, ku edhe do t’i nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore.

Loading...