Lajm i fundit/ Edi Rama kandidat për Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s!

Kryeministri Edi Rama, është një nga kandidaturat për Sekretar të Përgjithshëm të NATO-s në vend të Jens Stoltenberg. Në garë për këtë post është edhe kryeministrja e Estonisë, Kaja Kallas.
Lajmi është bërë i ditur nga akademikja dhe studiuesja e komunikimit, Suzana Starikov, e cila shkruan se vetë SHBA kërkon që drejtuesi i NATO-s pas Stoltenberg të jetë një nga anëtarët e rinj të NATO-s.

Në postimin e saj ajo madje lë të kuptohet se Rama do të zgjidhet në krye të NATO-s në shtator të 2023 kur ngre pyetjen “Kush do të jetë kryeministri i radhës i Shqipërisë?”.

Jens Stoltenberg i mbaronte mandati në shtator 2022 në krye të NATO-s, por për shkak të luftën në Ukrainë, u shty me një vit deri në 2023.

Katja Kalas. :

“Edi Rama do të pasojë Jens Stoltenberg në postin e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s. Në veçanti thuhet se SHBA-të kanë insistuar në zgjedhjen e Sekretarit të Përgjithshëm të ardhshëm të NATO-s mes anëtarëve të rinj të NATO-s. Kandidatët ishin kryeministrja Katja Kalas dhe kryeministri Edi Rama. Kush do të jetë kryeministri i ardhshëm?”, shkruan Starikov.

Loading...