Lajm i fundit/Finalizohet faza e 33-të e megaoperacionit policor antikanabis të koduar ‘Territor i pastër’

Vijojnë kontrollet intensive për parandalimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike.

Finalizohet faza e 33-të e megaoperacionit policor antikanabis të koduar “Territor i pastër”.

Si rezultat i kësaj faze u asgjësuan 773 bimë narkotike kanabis, që u gjetën të kultivuara në malësinë e Krujës.

Më parë, në kuadër të këtij operacioni, janë gjetur dhe asgjësuar 22 896 bimë narkotike kanabis.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë kanë vijuar intensivisht kontrollet në malësinë e Krujës dhe në fshatra të ndryshme të rrethit, duke përdorur dhe dronë, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike.

Si rezultat i kontrolleve të ushtruara në kuadër të fazës së 33-të të megaoperacionit policor antikanabis të koduar “Territor i pastër”, në malësinë e Krujës, u gjetën të kultivuara 773 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, të cilat u asgjësuan me anë të djegies.

Megaoperacioni policor antikanabis i koduar “Territor i pastër”, vijon.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Loading...