Gjykata e Lartë ka refuzuar rekursin ndaj Artur Ballës dhe Bledar Lilos, të akuzuar nga SPAK për “pastrim parash”, në kuadër të grupit kriminal për masë më të butë sigurie. Kunati dhe shoferi i biznesmenit të hidrokarburve Rezart Taçi, do vijojnë të hetohen në masën e sigurisë arrest me burg.
Ndërkohë që Taçi, vijon të jetë në kërkim ndërkombëtar për të njëjtat akuza, pasi edhe ndaj tij është caktuar masa e arrestit me burg në mungesë. Lilo dhe Balla kanë mohuar akuzat që prej arrestimit. Në rekurs, Lilo ka pretenduar se nuk ka lidhje me akuzat, pasi është vetëm shofer.
Ndërsa kunati i biznesmenit Rezart Taci, ka kërkuar masë më të butë sigurie, por të dyja këto kerkesa janë rrëzuar nga Gjykata e Lartë. Këta shtetas u akuzuan nga SPAK se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kishin ngritur një skemë për pastruimin e parave që e kanë prejardhjen nga aktivite kriminale.
Sipas SPAK dhe antimafias Italiane, në këtë skemë ishin përfshirë 7 persona, 4 italianë dhe 3 shqiptarë. Skema e pastrimit të parave drejtohej nga 90-vjeccari, Francesco Zummo, Fabio Petruzzella dhe shtetasit me inicilalet I. Z. dhe D.C, të cilët në bashkëpunim me Rezart Taçin pastronin para përmes bizneseve të tij.
Sipas strukturës anti korrupsion, Artur Balla dhe Bledar Lilo kryenin transaksionet financiare përmes një banke të nivelit të dytë na Shqipëri por dhe jashtë vendit, kryesisht Zvicrës, për pastrimin e parave. Fax neës ka mësuar se hetimet janë ende në vijim dhd janë duke u verifikuar llogaritë bankare të ketyre shtetasve nëse janë berë apo jo trasaksione të tjera, për të parë nëse jenë futur para që e kanë prejardhjen nga krimi i organizuar.